Modriç “përjetësohet” përkrah Mesit e Ronaldos

Luka Modriç është një hero në vendlindjen e tij në Kroaci, por popullariteti i tij është rritur edhe në Rusi. Në nder të mesfushorit, fytyra e tij u pikturua në fasadën e një hoteli përkrah Lionel Mesit.

Yllit argjentinas, ashtu si edhe Kristiano Ronaldos u ishin dedikuar portrete në mur në qytetin e Kazanit. Tashmë, i njëjti vlerësim iu rezervua edhe kapitenit të kroatëve, pavarësisht se ekipi i tij eliminoi në çerekfinale pikërisht vendin organizator të Kupës së Botës.

Zakonisht Modriç nuk vendoset në nivelin e Mesit dhe Ronaldos, dyshes që ka dominuar garën për Topin e Artë në dekadën e fundit. Por, ecuria e Kroacisë në evenimentin në Rusi, i ka dhënë mesfushorit organizator vendin që meriton në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *