Modriç: Nuk e mendoj dot Ronaldon në një tjetër skuadër

Mesfushori i Kroacisë Luka Modriç vijon rrugën e tij në Kupën e Botës, duke qenë një nga më të dalluarit. Gjithsesi, nuk mund të anashkalonte dhe një koment të shkurtër sa i përket lajmit më të bujshëm të merkatos, transferimit të mundshëm të Ronaldos tek Juventus.

Edhe pse mediat e bëjnë fakt të kryer, 32-vjeçari beson ende se do të luajë sërish me Ronaldon te Reali. Modriç është i sinqertë, duke deklaruar se nuk e mendon dot portugezin në një tjetër skuadër veç “galaktikave”

Unë  nuk mendoj se ai do të largohet dhe unë dua që ai të qëndrojë, pasi ai është lojtari më i mirë në botë. Në përshtypjen time ai do të qëndrojë. Unë nuk mund ta imagjinoj Kristianon në një tjetër skuadër. Të presim dhe të shohim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *