Modriç: Mesi është i vetmuar në kombëtare

Pas humbjes së rëndë ndaj Kroacisë, televizioni publik argjentinas ka intervistuar mesfushorin kroat Luka Modriç, duke e pyetur edhe për Mesin, natyrisht. Sipas Modriç, “Pleshti” është në rregull në aspektin personal, por është tepër i vetmuar dhe pa ndihmë.

“Mesi është një futbollist i jashtëzakonshëm, por ai nuk bën dot gjithçka i vetëm. Në futboll të duhet ndihma e shokëve. Në u treguam të zotë, i bllokuam gjithë pasimet drejt tij”, u shpreh Modriç, duke qenë në një linjë me statistikat, sepse në pjesën e parë asnjë lojtar i Argjentinës nuk ia pasoi më shumë se dy herë Mesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *