Modriç komenton zërat e largimit: Kam vetëm një dëshirë për të ardhmen

Reali i Madridit siguroi një trepikësh të rëndësishëm përballë Seviljes, ndërsa siguroi fitoren e dytë rresht në kampionat. Golat e Kasemiros dhe Luka Modriç ngjitën ekipin e Solarit në vendin e tretë, duke rikthyer qetësinë në kampin e “Los Blancos”.

Luka Modriç zhvilloi një ndeshje të madhe dhe mbylli sfidën me golin e shënuar në minutat shtesë të takimit. Fantastike mënyra se si fituesi i “Topit të Artë” bëri presing në fund, duke rrëmbyer një top për të marshuar drejt portës dhe për të shënuar golin e sigurisë.

Kroati është shfaqur i lumtur pas ndeshjes dhe ka folur për të ardhmen e tij në një prononcim për “AS”. 33-vjeçari largon zërat e largimit, me Interin që nuk heq dorë nga ëndrra për ta ofruar në “San Siro”, dhe tregon dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Madrid.

Kam dhe një vit e gjysmë kontratë me Realin dhe ndihem i qetë, pasi ka akoma kohë. Jam i lumtur, ashtu siç isha ditën e parë këtu. Kam vetëm një dëshirë dhe dua të qëndroj gjatë këtu ku jam”, thekson shkurt dhe qartë Luka Modriç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *