Modriç, historia e refugjatit të drojtur që ka udhëhequr Kroacinë drejt ëndrrës botërore

Kupa e Botës ofron gjithnjë histori të veçanta dhe zbulon personazhe interesante, me histori të rralla e shpesh prekëse.

Një prej historive më të bukura të Botërorit 2018 është ajo e Luka Modriç, histori e rikthyer në skenë nga Muhamad Lila, gazetar i CNN, i cili me 5 fraza në Twitter ka thënë gjithçka, pa qenë nevoja t’i shtosh gjë.

“Kur ishte 6 vjeç, i vranë gjyshin. Ai dhe familja e tij kanë jetuar si refugjatë, në një zonë lufte. U rrit mes zhurmës së granatave që shpërthenin. Trajnerët e tij thoshin që ishte shumë i dobët dhe i drojtur për të luajtur futboll. Tani Luka Modriç ka udhëhequr Kroacinë drejt finales së parë në Kupën e Botës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *