Modeste rikthehet në Gjermani, kinezët i drejtohen “CAS”-it

Antoni Modeste u largua nga Këlni drejt Kinës në vitin 2017. Sulmuesi francez kaloi tek ekipi i Tianzhin Kuanzhian për shumën e 35 milionë eurove, ndërsa atë e priste një rrogë prej 10 milionë eurosh në sezon. Kjo ishte shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit gjerman, që vendosi dhe një klauzolë të veçantë në kontratën e lojtarit.

Në rast të ndonjë dëmtimi të rëndë, ose një një vdekje të parakohshme të lojtarit, kinezët duhet të paguanin gjithsesi shumën e kartonit të tij. Modeste ka patur probleme në Kinë, ndërkohë që është rikthyer në Gjermani. Ai firmosi përsëri me Këlnin, deri në vitin 2023, por për momentin nuk mund të aktivizohet në Bundesliga 2.

Klubi i Tianzhin pretendon që lojtari është akoma në kontratë me to dhe nuk mund të largohet drejt Gjermanisë. 30-vjeçari zbuloi me anë të një postimi në rrjetet sociale se e kishte mbyllur aventurën kineze, ndërsa klubi e akuzon për braktisje të ekipit.

Modeste ka dërguar çështjen në FIFA, duke pretenduar zgjidhjen e kontratës me Tianzhin, ndërsa këta të fundit janë gati ta çojnë çështjen në KAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

Këlni u interesua për mua dhe më ka ndihmuar shumë në javët e fundit pas kthimit nga Kina. Dua t’ua shpërblej mbështetjen dhe besimin dhe të bëj detyrën time për t’u rikthyer te fitoret. Mezi po pres të luaj përsëri me Këlnin”, flet sulmuesi për faqen zyrtare të klubit gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *