Modest si gjithmonë, Mesi: Isha me fat te goli i dytë, do vuajmë në gjysmëfinale

0

Leo Mesi mori përdore Barcelonën për të shumtën herë dhe e dërgoi një hap larg finales së madhe. Kapiteni dhe ylli i ekipit katalanas shënoi dy herë, përpara se Kutinjo të vuloste fitoren 3-0 kundër Mançester Junajtid.

Ekipi i Valverdes u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 4-0 dhe e rëndësishme është që mbrojtja nuk pësoi asnjë gol në të dyja sfidat. Mesi është treguar modest si gjithmonë, komenton golat dhe fitoren kundër “Djajve të Kuq” dhe flet për kundërshtarin e ardhshëm në Champions, që me shumë mundësi do të jetë Liverpuli i Jurgen Klopit.

Te goli i parë gjuajta fort dhe shënova, ndërsa te goli i dytë isha me fat. E rëndësishme është që e përmbushëm objektivin tonë. Treguam se kush jemi, minutat e para ishim pak nervozë, por më pas morëm kontrollin e ndeshjes dhe shijuam një mbrëmje fantastike.

Liverpuli apo Porto? Është e vështirë të luash kundër të dyja këtyre skuadrave dhe do të jenë dy gjysmëfinale të mëdha. Do të jetë shumë e komplikuar për të siguruar një vend në finalen e madhe. Duhet të mendojmë për kampionatin, t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të jemi gati për dy ndeshjet gjysmëfinale”, përfundon Leo Mesi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.