Modelja nuk ndalet, Volanski u arrestua në Brazil-Peru

Kinsej Volanski nuk mjaftohet me hyrjen në fushë gjatë finales së Champions League. Siç e ka treguar vetë nëpërmjet “Instagramit”, ajo bashkë me të dashurin e saj, Vitali janë arrestuar përpara se të fillonte ndeshja mes Perusë dhe Brazilit, e vlefshme për finalen e Kupës së Amerikës.

Volanski dhe Vitali ishin veshur si tifozë të seleçaos dhe ishin “maskuar”, duke bërë ndryshime në lukun e tyre. Kinsej kishte ndryshuar ngjyrën e vetullave dhe kishte vënë një paruke. Ndërkohë, i dashuri i saj kishte mustaqe dhe flokë të zinj.

Megjithatë, e gjithë kjo nuk ja ka vlejtur sepse rojet braziliane të sigurisë kanë arritur t’i dallojnë dhe siç thotë modelja rreth tyre janë afruar rreth 20 policë. Ata janë marrë nga forcat e sigurisë, për t’u lënë të lirë pas disa orësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *