Moda e huazimit, Laçi pazar te Tirana

Laçi vazhdon në heshtje punën për të ndërtuar një skuadër cilësore për pjesëmarrjen në Europa League dhe rruga e zgjedhur është ajo e huazimeve, sepse sot klubi kurbinas ka mbyllur marrëveshjen për një tjetër futbollist.

Sport Ekspres mëson se mesfushori i Tiranës Bedri Greca transferohet te Laçi, në huazim, për kupat e Europës.

27-vjeçari ka goxha eksperiencë, pasi në tre sezonet e fundit ka luajtur për Flamurtarin, Kukësin e Tiranën, ndërkohë që ka luajtur edhe në Europa League me Kukësin.

Sezonin e fundit Greca iu afrua rekordit personal të golave, sepse shënoi 14 gola në kampionat me Tiranën, duke qenë një ndër lojtarët më të spikatur.

Tani Greca shpreson të tregojë sa vlen edhe te Laçi, ndoshta për të hapur rrugën për ndonjë transferim jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *