Mneri e ka me grupin e tifozëve të Tiranës: Të bezdisshëm! Mos të vinë fare, vetëm shajnë presidentin

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit, në stadiumin më të mbushur të kësaj jave në Superiore. Tifozët bardheblu ishin të pranishëm për të mbështetur ekipin e Egbos, që po i jep lumturi me rezultatet e marra.

Por për këta tifozë ka vend edhe për kritika, që vijnë nga Fatmir Mneri. Ky i fundit është shprehur te “Rubrika Sportive” se koret fyese dhe sharjet ndaj presidentit Halili janë të tepruara.

“Ai grupimi i tifozëve të Tiranës po kthehet i bezdisshëm. Po vazhdohet kot me ato koret kundër presidentit. Më mirë të mos vijnë fare në stadium, se është edhe grup i madh dhe e vështirë për t’u dalluar. Po sapo nisën ato sharjet kundër Halilit, erdhi edhe goli nga Bylisi. Kjo pasi ndikojnë tifozët te lojtarët e tyre, u reflekton ofendimi për njeriun që po u jep lekët”, ka thënë Mneri. /Sport Ekspres/