Mllefi i Shalës, “helm” ndaj De Biazit e Shqipërisë

1

Ndoshta nuk e ka shkruar fare Herolind Shala, por nëse del në emër të tij në Facebook, pak rëndësi ka cili gazetar apo adoleshent e shkruan. “Na nënçmuat? Në rregull, ne flasim vetëm në fushë, ne jemi KOSOVA dhe pritni gjëra të mëdha në të ardhmen. Faleminderit bashkatdhetarë për përkrahjen e madhe. Të dua vendlindja ime!”.

Një deklaratë plot helm nga Herolind Shala, për Shqipërinë, për De Biazin, për Federatën Shqiptare apo kushedi kë tjetër. Shqipëria në fakt e ka dashur dhe respektuar, e kishte pjesë të kombëtares deri në Euro 2016, por realisht me kombëtaren A kishte luajtur vetëm 1 ndeshje (!) nga minuta e parë. Nuk e mori De Biazi në Europian dhe këtu qëndronte nënçmimi ndaj tij? Në një kohë që në kombëtare kishte emra si Memushaj me shokë, me CV më të mirë e më shumë eksperiencë se një futbollist që dështoi te Sparta e Pragës dhe dështoi edhe te Kasimpasha sezonin e shkuar? Apo që sapo rrëzoi Lingbin nga Superliga daneze, sepse humbi një penallti vendimtare të dielën?

“Dy shtetet janë zemrat e mia, por Kosova është më lart te unë”, tha pas ndeshjes Shqipëri-Kosovë Shala. Me sa duket, ka gënjyer, sepse nëse thotë ashtu dhe pastaj në Facebook shkruhet ndryshe, kjo është të tallesh e të mashtrosh njerëzit.

Pak më elegant, Herolind, apo kushdo që shkruan në emrin tënd!

You might also like
1 Comment
  1. Dr says

    Bravo cuna ,por mos haroni,qe ishte vetem nje miqesore,dhe qe edhe lushnja do kishte lujt me mire sot…..duka duhet te dal e te flase …what is going on????
    Stop mafia ..respekt futbollit..
    Fuck panuci fucking idiot…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.