Mkitarjan mjafton, Junajtid “lundron” qetësisht në Francë

0

Kualifikimi ishte vulosur që në Angli, me fitoren 3-0, por sot Junajtid ka kompletuar misionin, me fitoren 1-0 në Sant Etien.

Mjaftoi një gol nga armeni Mkitarjan, në formë të shkëlqyer, por fantazisti nuk e përfundoi dot pjesën e parë për një dëmtim në pulpë.

Mungoi sërish Uejn Runej, për të pestën ndeshje rresht, por të gjitha janë fituar, ndaj vështirë se ndokush është mërzitur.

Ndërkaq, Shalke barazoi 1-1 në Gjermani ndaj PAOK-ut, ndeshje pa vlerë, pasi Shalke kishte fituar thellë në Greqi.

Eliminohet Fenerbahçe, që sot barazoi 1-1 ndaj Krasnodarit në Stamboll. Rusët, që eliminuan edhe Partizanin tonë verën e shkuar, kishin fituar 1-0 në Rusi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image