Mjekja e Çelsit “shpërfill” Murinjon

0

Mjekja e Çelsit Eva Karneiro ka reaguar pas kritikave të bëra nga trajneri i kampionëve të Anglisë, Zhoze Murinjo. Trajneri portugez është treguar i ashpër me stafin mjekësor të Çelsit gjatë ndeshjes së parë të kampionatit të shtunën kundër Suonsit. “Blutë” barazuan 2-2, por në një moment në fundin e takimit Murinjo ka reaguar jo fort mirë ndaj stafit mjekësor që sipas tij ka humbur kohë duke u marrë me mjekimin e Eden Hazard. Ai nuk ka ngurruar ta etiketojë “impulsiv dhe naiv” stafin e tij mjekësor duke shtuar se ata nuk duhet thjesht të bëjnë detyrën për të asistuar lojtarët në fushë, por të kuptojnë se çfarë ndodh në fushë. Por pas reagimit jo dhe aq xhentil të Murinjos ka ardhur dhe përgjigja e mjekes së ekipit Eva Karneiro. Duke folur për episodin ajo nuk ka dashur ta “prekë” aatë, por e ka lënë të nënkuptohet. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka falënderuar tifozët e Çelsit për mirëkuptimin e tyre. “Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre të pakufishme. E falënderoj shumë sjelljen e tyre”- ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.