Mjafton perla nga Emre Xhan, Champions në horizont për Liverpulin

0

Ndonjëherë duhet që të jesh më shumë cinik dhe më pak i bukur… Dhe, me një gol, të mbyllësh llogaritë. Sigurisht, janë ato fitore që lënë, në një farë mënyre, me zemër në dorë trajnerët, por që ia vlejnë më shumë. Kështu, Liverpuli i Jurgen Klopit, mes zhgënjimeve dhe fitoreve në këtë sezon, arrin të marrë 3 pikë me shumë peshë në fushën e Uatfodit.

Autori i golit të vetëm të ndeshjes është Emre Xhan, në qenë një ndeshje shumë nervoze nga të dy skuadrat. Turku realizoi një gol të mrekullueshëm në fundin e pjesës së parë, duke zgjidhur një ndeshje mjaft të ndërlikuar, edhe pse të kuqtë ditën të menaxhojnë gjithçka dhe iu afruan edhe golit të dytë në disa raste. Në fund të ndeshjes, drithërima të mëdha: një sulm me forca të shumta në shtesë nga Uotfordi dhe Prodl goditi, ose më saktë theu, traversën: edhe fati duhet në këto raste.

Një sukses që ngjit në podium ekipin e Klopit, në vend të tretë, me  69 pikë dhe të shkëputur katër pikë nga vendi i pestë. Natyrisht, rivalët kanë ndeshje të prapambetura, ndërsa Liverpuli do të luajë vetëm 3 të tilla deri në fund, por nëse i fiton ato nuk ka nevojë të shohë rivalët. Realisht, vetëm transferta ndaj Uest Hamit duket e ndërlikuar, pasi në shtëpi me Sauthemptonin dhe Midëllsbroun 3 pikët mund të merren. Ndërkaq, problem madhor për Jyrgen Klopin është dëmtimi i Filipe Kutinjos, i cili doli duke çaluar në pjesën e parë. Nëse nuk riaftësohet shpejt, The Reds humbasin shumë në cilësi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here