Mjafton pak shi, Mercedesi “mbyt” Ferrarin

Ljuis Hamilton do ta nisë nga vendi i parë garën e nesërme në Hungaroring, pasi ka qenë perfekt në provat e lira sot, duke fituar Pole-position.

Në fakt, ishte Ferrari favorit, për shkak se makinat e kuqe janë shumë të shpejta në pistë të thatë, por në të vërtetë ndodhi e kundërta, sepse ra shi, ashtu si një javë më parë në Hokenhajm, ku makinat Ferrari u bënë çorap.

Mercedes përfitoi dhe Hamilton bëri “kërdinë”, duke marrë pole position në Hungari, ndërsa pas tij u rendit shoku i skuadrës, Valteri Botas. Gjithcka e thjeshtë, tashmë edhe gara e nesërme duket se ka pronar, sepse në Hungaroring është tepër e vështirë të ndodhin parakalime.

Kimi Raikonen e Sebastian Fetel do nisen nga vendet 3-4 dhe shpresa e vetme është që të mos bjerë shi dhe të nisen fuqishëm në start.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *