Mjafton Mbape, por kjo Francë është e shëmtuar

Një shkëndijë nga Kilian Mbape në minutën e 34-t i mjaftoi Francës që të mposhtë Perunë 1-0 dhe të marrë fitoren e dytë në Kupën e Botës.

Ashtu si ndaj Australisë, një Francë zhgënjyese në aspektin e lojës, që duket se pret më shumë zgjidhjet e talenteve të saj, pa ndonjë plan real.

Ka mundur dy prej skuadrave modeste të Botërorit, duke qenë gjithnjë në fije të perit. Grizman, Pogba e të tjerët kanë klas, por luajtën me shumë luhatje, thuajse pa dëshirë.

Peruja eliminohet, por me shumë keqardhje për një Botëror që mund të shkonte krejt ndryshe nëse në sulm do të kishte një lojtar goli.

FRANCË – PERU 1-0

Shënues: Mbape 34′

75′ Peruja vazhdon të besojë. Presion i vazhdueshëm, por pa krijuar ende situata të rrezikshme. Farfán tenton dhe godet rrjetën e jashtme pas një pasimi nga Karijo.

60′ Ashtu si në pjesën e parë, Franca nuk duket fort e motivuar për të mbyllur ndeshjen. Ritëm më i lartë nga peruanët, por pa raste për gol.

PUSHIMI I NDESHJES. Një gol me pak fat, lojë jo e mirë dhe shumë gabime. Franca vazhdon të luajë me shumë luhatje, duke alternuar minuta të mira me minuta vuajtjesh. Peruja luan mirë, por nuk di të shënojë dhe kjo po i kushton shtrenjtë.

45′ Prej disa minutash Peruja po vuan, goli e ka tronditur dhe francezët po krijojnë situata të rrezikshme. Zhiru i ka dhënë forcë sulmit dhe Mbape e Grizman kanë më shumë liri në fushë.

34′ GOL FRANCA. Eksperienca dhe cilësia e Francës bëjnë diferencën. Pogba për Zhiru, ky godet direkt dhe topi gjen Mbape, me ndihmën e një devijimi fatlum nga një mbrojtës. Mbape, i vetëm, sa shtyn topin në rrjetë.

¡GOOOOOOOOOL de #FRA! #Mbappé (34′) #Francia 1-0 #Perú #FRA 1-0 #PER#Rusia2018 #MundialRusia2018 #Worldcup2018 #FIFAWORLDCUPRUSSIA2018
pic.twitter.com/eThWxZba4Y

— armin veh´s (@armin_vehs) June 21, 2018

<script>

30′ Rastin e parë të pastër të ndeshjes e regjistron Peruja. Loris shpëton francezët, duke evituar golin me një ndërhyrje me këmbë. Çuditërisht, Franca edhe në këtë ndeshje po zhgënjen, tashmë nuk është më rastësi.

25′ Tani ka sërish ekuilibër në fushë. Nga një karton për secilën palë, ka pak tension në fushë dhe Peruja po merr zemër duke parë se Franca nuk ka ndonjë rrezikshmëri të lartë në sulm.

15′ Franca ka marrë frerët e lojës. Ritëm, pasime dhe raste të mira, tani Peruja po vuan. Pogba e Grizman nisin të bombardojnë portën peruane.

5′ Ritëm shumë i lartë nga Peruja, Franca ende në gjumë.

1′ NIS NDESHJA! Dominues tifozët peruanë në tribunat e stadiumit të çuditshëm në Ekaterinburg.

“This is ridiculous! What an amazing view!” ??@DionDublinsDube and @ConorMcNamaraIE take a trip to the top of the Ekaterinburg Arena’s extraordinary temporary stand…#bbcworldcup #WorldCup pic.twitter.com/wRcllwzE0e

— BBC 5 live Sport (@5liveSport) June 21, 2018

<script>

Franca kërkon ta sigurojë që sot kualifikimin, për të luajtur më pas e qetë në ndeshjen e fundit kundër Danimarkës.

Gjelat nuk shkëlqyen ndaj Australisë, por morën fitoren dhe prodhuan 3+, gjë që pritet të ndodhë edhe sot ndaj Perusë. Amerikano-jugorët ishin vërtet të pafat ndaj Danimarkës, sepse luajtën mirë dhe humbën edhe penallti, ndaj sot luajnë shansin e fundit dhe do të kërkojnë me çdo kusht surprizën, ndaj një prej skuadrave më të talentuara në planet.

Me sulmin që ka, Franca është e aftë të garantojë goleadë në çdo ndeshje, por duhet parë nëse ka përmirësime pas ndeshjes hapëse, ku sulmuesit dukeshin të izoluar. Sot luan nga fillimi Zhiru në sulm, ashtu si Matuidi në mesfushë, ndërsa Peruja kalon në formacionin titullar kapitenin Paolo Guerrero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *