Mitralozë dhe shpirt ushtarak, këto e presin Ali Soue te CSKA e Sofjes

Nga Kievo në Serinë A te CSKA e Sofjes në Bullgari, duke kaluar nga Shqipëria, ku fitoi titullin kampion, Kupën dhe Këpucën e Artë me Skënderbeun. Ali soue po përgatitet për aventurën e re me klubin e mirënjohur, që ka fituar numrin rekord të 31 titujve kampionë dhe 20 Kupave të Bullgarisë.

Përveç një klubi me pretendime të mëdha, apo kontingjentit cilësor, me vlerë mbi 19 milionë euro në merkato, sulmuesin nga Gambia do t’a presin edhe sfida të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me futbollin. Kjo për faktin se klubi i CSKA-së e ka kthyer në traditë, që përveçse në fushë, lojtarët t’i stërvitë edhe në poligon.

Kjo ndodhi në fund të muajit gusht, kur përpara trasfertës me Plovdivin, të vlefshme për javën e shtatë të kampionatit bullgar, skuadra ishte e ftuar në Brigadën e 68-të të Forcave Speciale. Futbollistët dhe stafi teknik u ftuan të stërviteshin me armë zjarri, për të përmirësuar shënjestrën dhe për forcuar shpirtin ushtarak në skuadër.

Përgatitjet janë bërë me mitralozë, snajper, pistoleta dhe armë të tjera zjarri që përdoren nga forcat speciale bullgare. Fotografitë tregojnë më së miri, atë që e pret “snajperin e fushës” Ali Soue në aventurën e tij te CSKA-ja e Sofjes.

[Best_Wordpress_Gallery id=”137″ gal_title=”CSKA SOFJE POLIGON”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *