“Misteri Hëvedes”, gjermani s’po kalon dot dëmtimet

Ka mbërritur në Torino me objektivin për të zgjidhur problemet e një mbrojtjeje që kishte humbur shkëlqimin. Benedikt Hëvedes, në një goditje të vetme, duhet të kishte qenë edhe mbrojtësi i djathtë që do t’i lejonte Juves të hiqte Lihtshtajnerin nga lista Champions dhe të zëvendësonte De Shiljon e dëmtuar. Si edhe ai mbrojtës me eksperiencë ndërkombëtare që duhej. Por, për të parë gjermanin në fushë, duhet ende kohë. i ardhur në mbylljen emerkatos, Hëvedes ka përfituar në një moment të parë për të zhvilluar stërvitje të diferencuar dhe për të rikuperuar kohën e humbur në një verë si i “divorcuar” në shtëpi, me Shalken, duke gjetur kështu gjendjen optimale në kohën më të pakët të mundshme. Një sforco që duket se nuk ka vlejtur për shkak të dëmtimeve të tjera që ai ka pësuar sërish, sapo ka “zbarkuar” në Vinovo. Në pankinë me Kievon, më pas në infermieri për një problem muskulor dhe tani sërish në stol me Fiorentinën për t’u ndalur sërish për shkak të një problemi në kofshë që do ta lërë jashtë edhe për disa javë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *