Mister Pol ose “tango man”, tifozi british që nxorri jashtë loje edhe “wags”!

Speciale nga Anton Cicani

Quhet Pol Gregori (54 vjeç), ose ndryshe “Tango Man”, por në Angli e njohin thuajse të gjithë… Motivi? Ai nuk do t’ia dijë, borë, ftohtë, shi, temperatura të ulëta, por gjithmonë, heq bluzën dhe është ai që bërtet më shumë nëpër stadiume, shpesh edhe me gjeste.

Tifoz i çmendur i një skuadre tepër të vjetër në ishull, Shefilld Uensdei, por edhe i kombëtares së Anglisë, në sfidën ndaj Kolumbisë, u kap nga telekamerat dhe u fotografua… Madje, ndryshimi ka qenë se kohët e fundit ka shtuar në trupin e tij “atletik” edhe disa tatuazhe…

Një personazh tepër i dashur, aspak sherrxhi, apo i alkoolizuar. Thjesht, një tifoz. Ndonjëherë, paragjykojmë pa njohur tjetrin. Gabimi më i madh, që nis nga vetja juaj!

Por, si është historia e tij dhe pse u bë i famshëm? Praktikisht, në një dokumentar, thuhet se në vitin 1993, në një transfertë ndaj Kristal Palas, ai hoqi fanellën e tij dhe kjo bëri bujë, teksa temperaturat shënonin -3 gradë celsius. Kush është ai i çmendur? Pyetën të gjithë…

Pol Gregori, një baba, një familjar, por një tifoz që në stadium nuk do t’ia dijë për rregulla, sepse sipas asaj që vetë ai thotë “jemi shpirtra të lirë në stadium, mund të bëhemi fëmijë, mund të bëjmë budalliqe, mund të çlirohemi nga çdo gjë tjetër. Dhe, unë, sa herë të jetë nevoja, do ta bëj. Nuk më intereson çfarë thonë përreth”.

Risultati immagini per paul gregory tango

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *