“Mister, me çfarë skeme do luajmë?”, zbulohet telefonata sekrete e De Ligt

0

Që personaliteti nuk i mungon pavarësisht moshës së re, kjo gjë është kuptuar me kohë. Mënyra se si e mbron portën e ekipit të tij dhe deklaratat që jep i kanë bindur të gjithë për cilësitë pafund të tij.

Përndryshe nuk mund të jesh dot kapiten i Ajaksit në moshën 19-vjeçare. Flasim për Matijs De Ligt, mbrojtësin holandez që po mban në ankth miliona tifozë. Juventusi, PSG dhe Barcelona po garojnë prej kohësh për shërbimet e tij, por e ardhmja është përcaktuar.

De Ligt do të luajë sezonin e ardhshëm në Torino. Bardhezinjtë kanë arritur prej kohësh akordin me lojtarin dhe janë pranë marrëveshjes finale me Ajaksin. “Sportmediaset” raporton një detaj të veçantë, që konfirmon “martesën” Juventus-De Ligt.

Zakonisht janë trajnerët ata të cilët telefonojnë lojtarët gjatë një tratative. Për t’i bindur në vlerat e tyre dhe për të pranuar ofertën. Kësaj radhe ka ndodhur e kundërta, sepse De Ligt është ndryshe nga të tjerët.

I riu i talentuar ka telefonuar Mauricio Sarrin, trajnerin e tij të ardhshëm. “Mister, si do të luajmë, me çfarë skeme?” ka qenë pyetja e lojtarit “tulipan”. Mentalitet i duhur dhe dëshirë për të qenë i përgatitur, të paktën psikologjikisht, kur të zbarkojë si përforcimi i Juventusit, që “blindon” repartin defensiv për shumë vite me realizimin e këtij transferimi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.