“Mister 100”, Ronaldo feston me një video golat e tij europianë

0

Kristiano Ronaldo mbërriti dje në kuotën e 100 golave në kompeticionet evropiane, i pari futbollist në histori që ia del mbanë.

Sulmuesi portugez e ka shënuar golin e parë evropian më 9 gusht 2005 për Mançester Junajtid, kundër Debreçenit, ndërsa 12 vite më vonë është bërë më i madhi në kupat e Europës.

Në Instagram Ronaldo ka postuar një video të bukur për të përmbledhur “galopin” e tij, ndërsa shkruan: “Jam i lumtur për fitoren dhe për arritjen e 100 golave në kompeticionet evropiane. Falënderoj gjithë shokët e skuadrave dhe trajnerët, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image