Misioni i Ronaldos: Dua të fitoj ndaj paragjykuesve, Juves i tregova sa vlej

0

Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën spanjolle “ICON”, ku ka diskutuar mbi disa nga temat më interesante që rrethojnë jetën e portugezit.

Futbollisti i Juventusit flet mbi suksesin e tij, presionin e madh që e shoqëron gjatë çdo ndeshje dhe mundësinë e një të ardhme në rolin e trajnerit.

Njerëzit presin shumë nga ju, si e përballoni këtë presion?
“Ka njerëz që presin shumë nga unë dhe të tjerë që dëshirojnë pafundësisht që unë të humbas një penallti ose të mos bëj mirë në një ndeshje vendimtare, gjithsesi kjo është pjesë e jetës dhe mua nuk më mbetet gjë tjetër përveç se të jem i përgatitur. Nuk e mohoj që ndonjëherë më bezdis kjo gjë. Është e vështirë. Presioni vjen dhe nga shokët e familja. Kjo më motivon natyrisht, por ka ndonjë moment që them: Ju lutem lërmëni të qetë”.

Ju pëlqen më futbolli?
E shikoj futbollin si një mision. Futem në fushë që të fitoj dhe të përmirësohem. Dikur futesha në fushë duke menduar vetëm për driblimet që mund të bëja. Kjo nuk ndodh më. Njerëzit janë gjithmonë duke më paragjykuar. Thonë për shembull: Është 33, 34, 35 vjeç, ka mbaruar. Kjo më bën që t’i provoj të kundërtën”.

Disa mendojnë se jeni kthyer një lloj roboti?
“Nuk mendoj se njerëzit më shikojnë ashtu, por ka shumë që mendojnë se unë jam një njeri që kurrë nuk ka probleme. Si një njeri që nuk trishtohet kurrë dhe s’ka asnjë shqetësim. Këta njerëz kujtojnë se po të kesh para nuk ke asnjë problem. E kuptoj që këta njerëz nuk mendoj njësoj si unë. Botëkuptimi i tyre është shumë i vogël. Disa prej tyre mezi presin që unë të bëj keq. Jam mësuar me këtë situatë në moshë shumë të re. Në 10 vitet e fundit gjithmonë kam pasur më shumë presion se çdokush tjetër. Fitova Topin e Artë në moshën 23-vjeçare, ndërsa më pas u bëra lojtari më i shtrenjtë në planet kur më bleu Reali”.

Cila është gjëja e parë që bën kur shkon në një klub të ri ?
Thjesht tregohem vetvetja, asgjë më shumë. Disiplina ime mbetet e njëjtë. Një atlet i zgjuar di çdo detaj që mund ta bëj atë më të mirë. Te Juventusi u përshtata në mënyrë perfekte. Ata e panë që unë nuk jam ndër ata që kam vetëm fjalë. Të folurit është diçka krejt tjetër nga të bërit. S’i kam fituar kot 5 Topa të Artë dhe 5 Champions”.


Raporti me Spanjën?
Populli spanjoll më ka trajtuar mirë. Investoj këtu dhe kam dëshirë të hap vende punë për ta, pavarësisht se jam pasur probleme të shumta me institucionet tatimore. Jam larguar me kokën lartë, e di se njerëzit më duan. Ata e dinë sa shumë unë i kam dhënë Realit, sigurisht edhe unë kam marrë shumë mbrapsht. Kur lëviz rrugëve më thonë: Hej, Kristiano hajde në shtëpi, këtu do të jetë gjithmoën shtëpia jote”, më pëlqen kur e dëgjoj këtë.

Përse keni kaq shumë fansa anembanë botës?
“Çdo gjë që kam e kam fituar falë aftësive të mia. Jam njeriu me numrin më të lartë ndjekësve në Instragram pasi shumë persona identifikohen me mua. Mendoj se motivohen nga unë”.

Keni bërë shumë shokë në futboll?
“Mund të them se po, por shiko ka diçka. Jetojmë në një botë të ndërlikuar. Nëse do pyesje një modele a ke shumë shoqe në modele, mund të hamendësosh se po, por në të vërtetë nuk është se ato darkojnë me njëra-tjetrën në shtëpi me modele të tjera”.

Në asnjë intervistë nuk jeni pyetur mbi mundësinë e një të ardhme si trajner ?
“Nuk e përjashtoj si mundësi”.

A e ke menduar që ta lësh futbollin në Barcelonë? Atje ka edhe plazh…
“ (qesh) Barcelona nuk është për mua. Kam shkuar disa herë atje dhe le të themi që njeziët nuk e përqejnë dhe aq shumë Kristianon. Gjithsesi po të marrësh parasysh rivalitetin është normale”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.