Misioni i parë, Panuçi kthen Xhakën në kombëtare

0

Pas muajsh të tërë debatesh e akuzash në distancë me Xhani De Biazin, Taulant Xhaka duket se do të kthehet në kombëtare.

Mesfushori e kishte deklaruar qartë: Sa të jetë De Biazi, nuk kthehem më!

U tha, u bë, sepse sot në Bazel ka qenë Kristian Panuçi, i cili ka nisur misionin e takimit me lojtarët e kombëtares dhe së pari ka vendosur të sqarojë një temë shumë të nxehtë dhe delikate. Xhaka nuk luajti sot, në sfidën Bazel-Lucernë, por Panuçi nuk kishte shkuar për ta parë sa vlen, por për të mësuar më shumë rreth situatës së tij dhe për t’i kërkuar të lërë pas periudhën e errët të muajve të fundit.

IMG_5542

Për herë të fundit Xhaka ishte pjesë e kombëtares në Palermo, në ndeshjen ndaj Italisë dhe menjëherë pas përfundimit të asaj ndeshje ai u largua nga grumbullimi, pasi ishte i pakënaqur me vendimet e ish-trajnerit De Biazi. Që atëherë, “ngricë”, por tashmë ndoshta ka ardhur “pranvera” për Xhakën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here