Misioni “Europa League”, Shkëndija beson se mund t’i arrijë grupet

Nuk kishte surprizë. Salcburgu bëri detyrën përballë Shkëndijës, duke u kualifikuar në fazën “play off” të Champions League, pasi fitoi 1-0 edhe ndeshjen e kthimit të luajtur në Shkup. Pas eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 4-0, skuadra tetovare doo të luajë në ndeshjet “play off” të Europa league, ku do të provojë të shkruajë historinë, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të evenimentit.

Shkëndija do të luajë ndaj fituesit të çiftit ndërmjet norvegjezëve të Rozenborg dhe Kork Sitit nga Irlanda. Skandinavët fituan 2-0 ndeshjen e parë dhe janë favoritë për t’u kualifikuar më tej. Skuadra më e famshme norvegjeze është një kundërshtar tejet i fort, por kuqezinjtë besojnë se mund t’ia dalin. Duke nisur nga trajneri Qatip Osmani.

“Rozenborgu është një skuadër cilësore, por Shkëndija do të mundohet të kualifikohet në grupet e Europa League. Rozenborgu ka traditë, pavarësisht se së fundmi nuk kanë rezultate si më përpara. I kemi ndjekur në disa ndeshje që kanë luajtur dhe mendojmë se kemi shanse të kualifikohemi në grupet e Europa league”, tha trajneri i Shkëndijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *