Mision i kompletuar, Skënderbeu zbavitet me Lushnjën

Gola, raste me shumicë, 3 pikë dhe zbavitje për tifozët. Skënderbeu bën gjithçka si duhet, tregon pse është kilometra larg rivalëve dhe nuk fal askënd.

Sot kryesuesit mundën pa vuajtje Lushnjën 3-1, me një paraqitje mjaft të mirë, edhe pse Lushnja u mundua, dha gjithçka, e mbajti hapur ndeshjen gjatë dhe doli me kokën lart.

Soue shënoi sapo nisi takimi dhe që aty ishte e thjeshtë për korçarët, që dyfishuan me Ditën dhe vetëm një gol i Fatjon Sefës ua prishi pak qetësinë.

Megjithatë, në pjesën e dytë moria e rasteve për gol bëri që të shënonte edhe Xhejms Adeniji. Qetë, pastër, saktë.

Skënderbeu – Lushnja       3-1

Shënues: Soue 2′, Dita 37′, Xhejms 76′ / Sefa 45′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Lilaj, Muzaka, Dita (Nimaga 60′), Xhejms (Sahiti 85′), Gavazaj, Soue

Lushnja: Bejte, Mone, Premçi, Bufazi, Meto (Ruço 56′), Papa, Gava, Alushi (Taullau 78′), Canka, Pepa, Sefa

Kartonë të verdhë: Sahiti 89′ / Alushi 16′, Premçi 55′, Ruço 83′

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *