“Mirupafshim gjyshi, tani i del pensioni”/ Mesfushori i Erzenit tallet pas largimit të trajnerit Nica

Stavri Nica është larguar nga Erzeni, ndërsa ka marrë tre humbje në ndeshjet e para të tij. Një aventurë tërësisht zhgënjyese kjo për këtë trajner, që nuk ka arritur të bind te skuadra e Katëgorisë së Parë.

Por ky vendim nuk ka lënë shumë të mërzitur te Erzeni, përkundrazi, ka edhe nga ata që festojnë. Të paktën në këtë mënyrë shprehet lojtari i Erzenit, Xhynejt Çutra. Në një koment te faqa “Superliga_shqiptare_81” shkruan se Nica duhet të dalë në pension: “Tani i del pensioni, mirë që ka ndenjur vetëm 1 muaj në Shijak. Bay bay gjyshi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *