Mirësevjen Murinjo! E dëmton një lojtar i Junajtid, por çfarë mëkati për Rashford

Murinjo është rikthyer në “Old Trafford”, por këtë herë si rival dhe në drejtimin e Totenhemit. Një shtysë të madhe duke e parë si kundërshtar teknikun portugez ka marrë Rashford, që kaloi Junajtdin në avantazh.

Por mëkat ishte minuta e 25, atëherë kur një predhë nga distanca që erdhi nga Rashford, u ndal në traversë duke i mohuar një nga golat më të bukur të karrierës. Megjithatë një veprim fantastik i Dele Alli në minutën e 41, e mbylli pjesën e parë në barazimin 1-1.

Një ndeshje që nuk nisi aspak mirë për Murinjon, madje edhe me një dëmtim të vogël, pasi ylli i Manchester United, James, u përplas në këmbën e tij duke i sjellë disa shqetësime të vogla. /Sport Ekspres/