Mirëseuktheve në Superiore, Lushnje!

0

Ditë feste në Lushnje, ditë e paharrueshme.

Përballë mijëra tifozëve në stadiumin “Roza Haxhiu”, Lushnja ka mposhtur 1-0 Bylisin në finalen e madhe dhe është kthyer në Superiore.

Kishin kujtime të hidhura nga Bylisi në Lushnje, aq sa kishte edhe pesimistë të pandreqshëm, që shihnin gjithçka me syrin negativ, tipik për ne shqiptarët.

Megjithatë, djemtë e Artan Banos këtë radhë nuk kanë falur.

Njeriu lider i lagunarëve, Fatjon Sefa, shënoi në pjesën e parë, ndërsa Bylisi humbi qetësinë dhe mbeti me 10 lojtarë në fushë.

Që aty, administrimi nga Lushnja ishte perfekt, edhe për faktin se i mjaftonte edhe barazimi për t’u ngjitur.

Bylisi gaboi strategji këtë sezon, sepse foli më shumë sesa luajti futboll, përveçse bëri ndryshime pa fund në drejtim e në skuadër.

E kundërta Lushnja, e cila me djemtë e saj besnikë ia doli, pa llafe e pa financat e trumbetuara nga ballshiotët.

Koha për festë, për të tjerat ka kohë në Lushnje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here