“Mirëserdhe vëlla”! Kabashi pret Manajn me shqiponjë, do të luajnë bashkë te Barcelona B

Rei Manaj do të luajë te Barcelona B, ndërsa pavarësisht se nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, është mbyllur marrëveshja me drejtuesit e katalanasve. Atje sulmuesi shqiptar do të gjejë edhe një tjetër futbollist bashkëkombas, Labinot Kabashin.

Futbollisti 19-vjeçar është një prodhim i akademisë së Barcelonës dhe prej kohësh cilësohet si një prej talenteve më premtues. Megjithatë dëmtimet e shumta e kanë pënguar karrierën e tij, por mbetet ende në kohë për të bërë shpërthimin e madh.

Ndërkohë mbërritja e Manajt te Barcelona B nuk do të jetë shumë e vështirë për sulmuesin sa i përket ambientimit, pasi do të ketë edhe Kabashin që do e ndihmojë në këtë drejtim. Së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën për t’i uruar mirëseardhjen. /Sport Ekspres/