“Mirëpresim vullnetarë”, Hoxhaj: Parti Enver, jemi gati kurdoherë!

Në Vlorë kanë kohë të lirë mjaftueshëm dhe duke qenë se prej muajsh futbollistët nuk paguhen, rrjetet sociale janë “arena” ku kuqezinjtë shpesh lëshohen me postime e komente. Këtë herë gjithçka ka nisur pas një fotografie të postuar nga Ardit Hoxhaj.

Sulmuesi vlonjat, i cili u largua nga Skënderbeu në muajin shkurt, momentalisht ndodhet në vendlindje dhe ka postuar në llogarinë e tij në “Facebook” një foto me fanellën e Flamurtarit. Komentet kanë qenë të shumta, me Ditmar Bicajn që ngacmon. Lojës së komenteve i është bashkuar edhe Emiljano Musta dhe batutat nuk mungojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *