Mirel Josa flet për të shkuarën: Tirana ra nga Superiorja, sepse nuk kishte sinqeritet

0

Mirel Josa është rikthyer që të flas për të shkuarën, sa i përket periudhës ku drejtonte Tiranën. Jo shumë kujtime të bukura nga ajo kohë, pasi bardheblutë do të binin nga Superiorja.

Një aventurë e re do të niste në Kosovë për të harruar gjithçka, ndërsa në ditën e djeshme do të vinte edhe shkarkimi nga Prishtina. Pas gjithë kësaj eksperience, trajneri Mirel Josa kthehet për të komentuar të kaluarën në “RTSH Sport”:

“Nuk ka qenë se mora Tiranën për herë të parë, e kisha të kaluarën time. Ka pasur disa momente që te klubi nuk kishte sinqeritet. Pra në aspektin e drejtuesëve ndaj trajnerit. Kjo solli edhe rënien e Tiranës për një kategori më poshtë”, ka thënë mes të tjerash Josa. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.