Miratohet buxheti për sportet në Lezhë, futbolli merr pjesën e “luanit”

0

Gjatë kësaj jave në Lezhë ka patur zhvillime të reja sa i përket mbështetjes së sporteve në këtë qytet nga Bashkia. Dhe jo vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet në qytetin e Lezhës. Bashkia e ka zgjidhur qesen për vitin 2019, duke miratuar një buxhet prej 248,550 milionë lek.

Një shumë e majme kjo për sportin në këtë qytet, kur kemi parasysh se prioritet është futbolli, që nga moshat e reja e deri te skuadra e parë që luan në Kategorinë e Parë. Kështu, nga ky buxhet skuadra e Besëlidhjes në Grupin A të Kategorisë së Parë do të përfitojë rreth 180 milion lekë.

Lezhjanët nuk e nisën mirë këtë sezon, pasi rezultatet e fillimit ishin zhgënjyese, ndërkohë që me ndryshimin e trajnerit pas javës së katërt dhe uljen në pankinë të Vladimir Gjonit, situata ka ndryshuar dhe Besëlidhja është bërë tashmë një nga skuadrat më të forta në pesë skuadrat e para të këtij grupi.

Të dielën në stadiumin “Brian Filipi”, në orën 14:00 Besëlidhja luan ndeshjen e javës së 16-të ndaj Vorës që mbyll renditjen e Grupit B me 9 pikë, ndërkohë që skuadra lezhjane renditet në vendin e 5-të me 23 pikë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.