Miranda: Në fillim Champions, pastaj Botërori!

Mbrojtësi brazilian i bindur: Kemi mentalitet për të arritur objektivat. Jam përmirësuar shumë këtë sezon dhe ndihem gati

“Mendoj që Kupa e Botës do të vijë në momentin e duhur për mua”. E ka thënë, në një intervistë të dhënë për “FIFA.com”, mbrojtësi i Interit, Zhoao Miranda, që nga qershori i ardhshëm do të mbrojë kombëtaren e Brazilit në këtë event madhor. “Jam rritur shumë gjatë kësaj kohe, si në eksperiencë, ashtu edhe në nivel taktik. Ndjej që kam më shumë mundësi që të shkoj në botëror, por këtë herë është sikur të kem një përgatitje më efikase. Ka diferencë të madhe”.

Nga gardian i mbrojtjes së tretë më të mirë në Serinë A, Miranda e di se ky repart është edhe çelësi i suksesit. “Si mbrojtës dhe person e dashuroj shumë taktikën, e di atë që ka rëndësi dhe sistemin e organizuar, si të gjithë lojtarët që kanë këtë filozofi… Të gjithë recitojnë një pjesë”.

Duke iu kthyer kupës së botës, Miranda tha se për momentin është i fokusuar te Interi dhe te objektivi “Champions”: “Nuk arrij të mendoj për Botërorin në këtë moment. Po mendoj për Interin, pasi duam të shkojmë në Champions. Kam folur edhe me lojtarët e tjerë të Seleçaos dhe gjithsecili mendon se duke bërë mirë me ekipet e tyre, do të mbërrijnë në humor në këtë event. Kemi këtë mentalitet të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *