Mirabeli: Sa të jem unë, Gatuzo nuk preket. Reina na pëlqen

Para ndeshjes Milan-Arsenal, drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli ka folur në Sky Sport për merkaton, me spanjollin Pepe Reina që është zyrtarisht një objektiv i Milanit, si dhe për të ardhmen e stolit kuqezi, duke konfirmuar në stol Gatuzon.

“Ne mundohemi të shohim gjithnjë nga e ardhmja. Për sa i përket trajnerit, e dini që për sa kohë jam unë te Milani, trajner është Gatuzo. Mund të largohem unë e të mbetet Gatuzo, ose të largohet edhe ai. Po shohim edhe gjëra të tjera: e kemi lajmëruar Napolin se duam të bisedojmë me agjentin e Reinas, me rregullore kështu funksionon. Duam të shohim nëse është e mundur ta marrim”.

Më pas Mirabeli foli edhe për sfidën ndaj Arsenalit, duke u shfaqur optimist dhe duke besuar te kuqezinjtë: “Po flisnim edhe në autobus dhe kemi qenë të artë, Gatuzo thoshte që nuk do ndërronte asnjë nga lojtarët tanë me ata të Arsenalit, edhe pse ata kanë një skuadër të madhe, me shumë kampionë. Lojtarët tanë janë të rinj, disa debutojnë në Europë, por e dimë që janë gati dhe mund të hapin një cikël të rëndësishëm, siç themi prej kohësh”.

Në fund, edhe një mendim për Davide Astorin e pafat: “Kemi përjetuar orë të tmerrshme, sepse u nda nga jeta një djalosh 31-vjeçar i rritur te Milani, ndaj kundër Arsenalit luajmë duke e imagjinuar krah nesh, por nuk ekzistojnë fjalët për të përshkruar këtë moment”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *