Mirabeli: Gatuzo kuqezi edhe për 10 vite. André Silva na ka zhgënjyer

0

Në ceremoninë për bamirësi “miqtë e Fëmijëve”, drejtori sportiv i Milanit Masimiliano Mirabeli ka folur për gazetarët italianë, duke prekur tema të ndryshme në lidhje me momentin e klubit kuqezi.

GATUZO – “Gatuzo nuk është vetëm forcë e grintë, është një person i madh, përveçse trajner shumë i përgatitur. Uroj që të mbetet trajneri ynë edhe për 10 vite, jo vetëm për një apo dy sezone. Gatuzo e ka Milanin në gjak, ka bashkuar ambientin në mënyrë të jashtëzakonshme. Kush mund të bënte më mirë se ai? Nuk kemi bërë ende asgjë, por skuadra po bëhet gjithnjë e më shumë skuadër, luan pa frikë ndaj çdo rivali dhe është në luftë në 3 fronte. Besojmë te zgjedhjet tona, kemi ndërtuar një skuadër të re, me baza solide. Kemi bërë 5 rinovime të rëndësishme dhe Suso e Kalabria janë dy prej tyre, lojtarë të rinj dhe cilësorë”.

ANDRE SILVA – “Jemi të sigurt se kemi në duar një ndër sulmuesit më të mirë të së ardhmes. Nuk po jep atë që prisnim prej tij, por duhet durim. Kaliniç? Nuk duhet ta mbingarkojmë me përgjegjësi. Kutrone? Është gjithnjë momenti i tij, trajneri i mban të gjithë në tension dhe pas pak do të luajmë çdo tre ditë, ndaj do të duhen gjithë sulmuesit”.

STRINIÇ – “Jemi të vëmendshëm dhe shohim gjithë mundësitë që mund të paraqiten me parametër zero në të ardhmen, si Striniç, por të shohim më tutje, për momentin mendojmë më shumë për ndeshjet “.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.