Mirabeli: André Silva është e ardhmja, Falkao në fund karriere

0

Drejtori Sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, ka folur në Premier Sport në lidhje me Botërorin, merkaton dhe lojtarë të veçantë të Milanit.

BOTËRORI – “Është një mundësi e mirë për ne për të ruajtur kontaktet, për të takuar njerëz të rëndësishëm, jo thjesht për të parë lojtarë, sepse ata i njohim mirë. Jam dakord që Brazili e Argjentina janë favoritë, por ka gjithmonë surpriza dhe unë them Kroacia”.

DONARUMA – “Më në fund pak qetësi rreth tij, i bën mirë kështu, duke parë ato që janë thënë. Është një trashëgimi e futbollit italian dhe duam ta mbajmë për shumë kohë. Edhe Raiola është shumë i qetë, nuk kemi probleme”.

TIAGO SILVA – “Lojtar shumë i madh, shumë lojtarë ëndërrojnë të vijnë te Milani, ky klub mbetet shumë tërheqës.

SHKËMBIM ANDRE SILVA-FALKAO – “Më duket e pamundur, kolumbiani është futbollist i madh, por në pjesën finale të karrierës, ndërsa Andre Silva është një djalosh që vuajti sezonin e parë, por i duhet dhënë kohë që të mësohet me Serinë A. Jam i bindur që në të ardhmen do të bëhet një ndër më të fortët në botë. Nuk kemi marrë asnjë ofertë vërtet joshëse për të”.

OBJEKTIVAT E MILANIT – “Duam t’i mbajmë lojtarët tanë më të mirë, edhe pse janë të kërkuar në treg. Jemi të sigurt që kemi ekip me vlerë”.

UEFA – “Nuk do të kapemi të papërgatitur, shpresojmë që të mos na e heqin atë që kemi arritur në fushë. Edhe ata e dinë që pa Milanin Europa League do të humbiste jo pak në imazh. Tifozët duhet të dinë që po punojmë 24 orë në ditë për të përmirësuar skuadrën, vitin e ardhshëm minimumi do të duhet të hyjmë Champions League”.

GATUZO: “Na e ka shpërblyer shkëlqyeshëm, është një person i shkëlqyer dhe e kemi zbuluar tashmë edhe si trajner. Nuk është i qetë në këtë moment, por jo nga UEFA. Ai nuk është i qetë nga natyra, as kur është me pushime”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.