Miqësorja ndaj Rostov, vetëm një lojtar me probleme te Kukësi              

Kukësi zhvillon sot miqësoren e dytë në tokën turke. Pas përballjes me Bashakshehir, që verilindorët e humbën me rezultatin 2-1, këtë herë skuadra e Cungut do të ndeshet me rusët e Rostov prej orës 15:00.

Klubi verilindor ka publikuar edhe listën e lojtarëve të gatshëm për këtë takim dhe ajo është si më poshtë: Frashëri, Basha, Shameti, Cuculi, Krasniqi, Qaqi, Maliki, Rrumbullaku, Limaj, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Çyrbja, Shkurtaj, Ethemi, Rexhinaldo, Kalaja, Tigruxha dhe Selimi.

Sikurse shihet, nuk është i gatshëm portieri Faton Maloku. Ish-portieri i Feronikelit pësoi një dëmtim në ndeshjen me Bashakshehirin dhe nuk do të mund të luajë ndaj rusëve të Rostov. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *