Miqësorja mes Kukësit dhe Beslidhjes dhuron spektakël, u mbyll me 8 gola

Skuadra e Kukësit ka arritur të fitojë miqësoren ndaj Besëlidhjes me rezultatin 5-3. Spektakël dhe shumë gola ka dhuruar ky takim, me lezhjanët që kaluan të parët në avantazh.

Megjithatë, falë dy golave të Etemit, Kitanovskit dhe Kamarasë, do të mbyllej pjesa e parë në shifrat 4-1. Besëlidhja arriti të ngushtonte sërish diferencat nëpërmjet Gjorgjeviç, derisa Rasha ka gjetur golin e pestë për verilindorët.

Një tjetër gol erdhi nga Hajdari për të ngushtuar edhe njëherë shifrat, ndërsa përtej statistikave, i jep edhe një sinal trajnerit Duro që duhet të punohet më mirë me mbrojtjen, pavarësisht se i është dhënë mundësia edhe lojtarëve të rinjë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *