Miqësorja me Uellsin, FSHF nxjerr në shitje biletat

Shqipëria ka programuar një ndeshje miqësore me Uellsin, që do të zhvillohet më 20 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”. FSHF ka njoftuar se nga sot kanë dalë në shitje biletat online, teksa çmimet variojnë nga 300 lekë të reja në 6000 lekë të reja.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online për të gjitha kategoritë për ndeshjen miqësore, Shqipëri-Uells, e cila do të zhvillohet në datën 20 nëntor 2018, ora 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena” Elbasan. Kjo përballje miqësore do të jetë pas ndeshjes zyrtare Shqipëri-Skoci e cila do të zhvillohet në Shkodër, më 17 nëntor.

Në faqen zyrtare të FSHF-së në ëebsitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit. Më poshtë do të gjeni edhe listën e çmimeve:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *