Miqësorja me Jordaninë, masat e policisë në “Elbasan Arena”

Nuk do të ketë shtet-rrethim, apo masa të forta sigurie, ashtu si ndodhi në ndeshjen me Izraelin. Policia e Shtetit publikoi planin e masave të sigurisë për miqësoren e Shqipërisë me Jordaninë, ku gjithsesi angazhimi do të jetë i lartë.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, të pranishme në pjesën e jashtë dhe zonat rreth stadiumit “Elbasan Arena” do të jenë 15 forca të Policisë së Rendit, Policisë së Qarkullimit Rrugor, forcat Shqiponja, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia Kriminale.

Drejtoria e Policisë së Elbasanit njoftoi se në hyrjet e stadumit do të kryhen kontrolle për tifozët, ku nuk do të lejohet futja e mjeteve të forta, mjeteve pirroteknike apo fishekzjarrëve, si edhe çelsat apo çakmakët. Gjithçka për të evituar probleme në tribuna, për t’ia lehtësuar punën stjuardëve, të cilët do të kujdesen për sigurinë në ambientet e brendshme të stadiumit.

Ashtu si ndodh zakonisht, në masat e parashikuara policia do të bllokojë qarkullimin në akset rrugore që të çojë drejt impiantit ku do të luhet ndeshja, ndërsa do të mbyllen edhe lokalet rreth stadiumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *