Miqësorja/ Kosova është dinjitoze edhe ndaj Suedisë, vendos një hutim në mbrojtje

Kosova ka humbur në takimin miqësor ndaj Suedisë që u luajt ditën e sotme në Katar. Nordikët kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 me anë të një goli të shënuar nga futbollisti Hedlund. Pjesa e parë përfundoi në shifra të barabarta 0-0, të cilat mbetën të tilla deri në minutën e 75 të takimit.

Një gabim në mbrojtej e dardanëve do të bënte që Hedlund të përfintonte dhe të shënonte kështu golin e vetëm të kësaj miqësoreje. Ndërkohë Shaland ka vendosur të provojë thuajse të gjithë lojtarët, duke futur në fushën plot 20 të tillë./Sport Ekspres/