Miqësorja e parë e vërtetë, Devolli sot sheh forcën e Kamzës

Kamza u përball para pak ditësh me Shkëndijën e Tiranës U19 dhe triumfoi me rezultatin 5-0. Tashmë trajneri Bledar Devolli do të ketë mundësinë ta shohë skuadrën e tij në një tjetër ndeshje dhe këtë herë e një shkalle vështirë më e lartë.

Përballë do të ketë skuadrën e Erzenit, që garon në Kategorinë e Parë. Ndeshja do të luhet pasditen e sotme prej orës 17:30 dhe Devolli e Stojku do të kenë mundësinë të shohin gjendjen e ekipeve të tyre.

Veç kësaj, pritet që të testohen edhe disa të rinj dhe pas ndeshjes do të vendoset për fatin e lojtarëve që po kërkojnë të bindin. Kamza e këtij sezoni ka pësuar ndryshime të rëndësishme, teksa ka afruar kryesisht lojtarë të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *