Miqësorja e dytë greke, Flamurtari “nxiton” për kampionatin

Flamurtari është zhvendosur në Greqi, ku po zhvillon fazën përgatitore. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka zhvilluar një miqësore deri më tani dhe e ka fituar me rezultatin 13-0. Kundërshtari përballë ka qenë modest dhe i shërben lojtarëve dhe stafit teknik.

Ndërkohë tanimë është konfirmuar edhe një ndeshje tjetër, që do të zhvillohet nesër. Përballë kuqezinjtë do të kenë AEK-un U20. Mbetet për t’u parë se si do të rreshtohet Flamurtari dhe a do të ketë ndonjë minutë për Torasën dhe brazilianin Kale.

Ky i fundit ende nuk është zyrtarizuar, por ndodhet në Greqi së bashku me ekipin. Drejtuesit nga ana tjetër po punojnë për të bërë edhe disa përforcime të tjera në merkato. Një qendërmbrojtës është i domosdoshëm për Flamurtarin, pasi nën urdhrat e Dajës momentalisht janë vetëm Veliu dhe Pollozhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *