Miqësoret/ Një minutë heshtje dhe paqe mes Skënderbeut dhe Devollit, Bylisi bind ndaj Luftëtarit

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore, atje ku ekipet shqiptare janë rikthyer në fushë pas tragjedisë së ndodhur në vendin tonë për të rinxehur muskujt, pasi kampionati do të vazhdojë në javën e ardhshme.

Skënderbeu dhe Devolli kanë barazuar me rezultatin 1-1, ndërsa takimi nisi me një minutë heshtje tek anekset e stadiumit Skënderbeu. Goli i vetëm për korçarët u realizua nga Otto John pas krosimit të Ndecky, ndërsa për Devollin realizoi Kame.

Nga ana tjetër, Bylisi ka bindur ndaj Luftëtarit duke fituar me shifrat 1-3, ndërsa realizuan Hadroji, Qardaku dhe Celis. Sa i përket bluzinjve, rrjetën e ka tundur Zijaji. /Sport Ekspres/