Miqësoret e sotme, plot 12 gola në vetëm dy sfida

Faza përgatitore për disa skuadra vazhdon ende dhe sot, janë luajtur edhe dy miqësore të tjera. Pogradeci është përballur me Bilishtin, një sfidë shumë e bukur që është mbyllur me rezultatin 3-2. Të dyja ekipet i dhanë më shumë prioritet lojës së bukur sulmuese dhe rezultati e tregoi këtë gjë.

Miqësore, 28 janar 2019
Pogradeci – Bilishti 3-2

Takimi tjetër u luajt mes Partizanit B dhe skuadrës kosovare të Llapit. “Demat” u mposhtën thellë nga miqtë e Kosovës, me rezultatin 1-6. Zhdrella, Alidema dhe Januzi gjetën rrjetë në pjesën e parë, ndërsa Maksuti, Ramadani dhe Liridon Balaj vendosën rezultatin përfundimtar.

Miqësore, 28 janar 2019
Partizani B – KF Llapi 1:6

Golashënues për Llapin: Zhdrella (p) 13′, Alidema 15′, Januzi 35′, Maksuti 49′, Ramadani 73′, L. Balaj 82′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *