Miqësoret e ditës, Superiorja nis provat gjenerale

0

Ekipet e Superiores kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri të kampionatit shqiptar. Në kuadër të përgatitjeve të tyre nuk mungojnë as ndeshjet miqësore. Dita e sotme na rezervon disa takime interesante. Ekipet pretendente do të zbresin sot në fushë.

Skënderbeu, Flamurtari, Partizani, Luftëtari dhe Teuta do të luajnë miqësoret e tyre. Niveli i kundërshtarëve nuk është aspak i fortë. Korçarët presin Besën e Kavajës, vlonjatët luajnë me të rinjtë e AEK-ut, “demat e kuq” do të provojnë veten me Tomorin, ndërsa Teuta ka një sfidë force me Egnatian. Luftëtari do të përballet me Apoloninë në fier.

Nesër është radha e Tiranës dhe Kastriotit për të zbritur në fushën e lojës. Bardheblutë do të ndeshen me Prishtinën, ndërsa Kastrioti do të vazhdojë me miqësoret bullgare.

Miqësoret e ditës së sotme
19:00/ Skënderbeu – Besa
18:00/ Flamurtari – AEK U-20
18:00/ Partizani – Tomori
17:30/ Egnatia – Teuta
17:00/ Apolonia – Luftëtari

Miqësoret e nesërme
20:00/
Tirana – Prishtina
10:30/ Kastrioti – Levski Karlovo

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.