Miqësore | Tri gola në Durrës, Laçi dhe Teuta mbyllin testin e parë

Teuta dhe Laçi zhvilluan një ndeshje miqësore në “Niko Dovana” në kuadër të përgatitjeve që të dyja skuadrat po bëjnë për turnet kualifikuese të Europa League. Takimi miqësor u mbyll me fitoren 2 – 1 të kurbinasve.

Elvi Berisha zhbllokoi shifrat në minutën e 73-të, duke i dhënë avantazhin Laçit. 10 minuta më vonë Kurbinasit shënojnë sërish me anë të Santiago Selmanit. Në minutat e fundit të lojës Lorenco Vila shënon për Teutën.

Kjo ishte miqësorja e parë për të dyja skuadrat. Në ekipin kurbinas u vu re aktivizimi i disa lojtarëve të cilët janë në provë. Laçi dhe Teuta do të marrin vesh emrat e kundërshtarëve respektivë në raundet kualifkuese të Europa League ditën e enjte.

Teuta 1 – 2 Laçi
Shënues: Vila 87’ / Berisha 73’, S.Selmani 81’,

FORMACIONET TITULLARE

Teuta: Hidi , Beqja,Shkalla, Arapi,Todorovski,L.Beqja, Sidibe, Gashi, Progni,Vila, Bushiç

Laçi: Sali, Deliu,Fangaj, Domgjoni, Turkaj, Eller, Zaimaj, Teko, Lushkja, Shtubina, Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *