Miqësore | Tërbuni mund Burrelin, bindin dy sulmuesit e rinj

0

Skuadrat e Kategorisë së Parë kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Tërbuni dhe Burreli, kanë zhvilluar ditën e sotme një test miqësor në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmes, Tiranë, ku pukjanët kanë arritur fitoren me shifrat 2-0.

Golat për skuadrën e Tërbunit janë shënuar nga sulmuesit Aldo Selenica dhe Redi Veriu, të dy këta futbollistë të dalë nga akademia e klubit të Tiranës, që kanë zgjedhur të hedhin hapat e parë në futbollin profesionist në ekipin e drejtuar nga Oltion Kërnaja.

Trajneri i pukjanëve ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të ardhur në merkaton verore: “Po tregojnë se kanë cilësi dhe uri. Jam i kënaqur, sidomos nga Veriu, i cili edhe sot tregoi sa vlen, edhe pse doli para kohe për dëmtim. Jemi në rrugën e duhur, skuadra po sillet gjithnjë e më mirë dhe fizikisht do të arrijmë maksimumin në momentin e duhur, para fillimit të kampionatit”.

MIQËSORE
Tërbuni 2 – 0 Burreli
Shënues: Selenica, Veriu

Tërbuni: Roxher, Myrta, Hithi, Zagani, Metani, Saliaj, Mezini, Çangu, Tabaku, Veriu, Doda

U aktivizuan: Hasa, Kumanova, Zhivanaj, Selenica, Meshaj, Palushi, Merdini

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.