Miqësore të mallkuara për PSG-në, Nejmar e Mbape alarmojnë francezët

Te PSG janë të gjithë nën alarm. Në harkun e një ore janë dëmtuar dy lojtarët më të rëndësishëm të klubit: Nejmar dhe Mbape. Të dy futbollistët po luanin në miqësore për kombëtaret e tyre.

Nejmar la fushën e lojës pas tetë minutash, pasi ndjehu një shqetësim në ije, ndërsa situata paraqitet pak më e rëndë për Mbapenë, i cili dyshohet se ka pësuar një fraktura në shpatull gjatë pjesës së parë të miqësores ndaj Uruguait.

Ndoshta nuk mund të kishte moment më të keq për këto dy dëmtime. Të mërkurën e javës që skuadra e Tomas Tuhel do të presë Liverpulin në një ndeshje që do të jetë vendimtare për kalimin ose jo të fazës së grupeve në Champions League. Ndoshta ky do të jetë momenti që stoli “luksoz” i  PSG-së të provojë se sa vlen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *