Miqësore plot ‘dashuri’, sulmuesi i Turqisë u drejtohet tifozëve me gjestin e prerjes së fytit

Turqia luajti një miqësore në Gjenevë kundër Tunizisë, sfidë e mbyllur në paqe 2-2, por rezultati nuk pasqyron atë që ka ndodhur në fushë.

Pas golit të barazimit në minutën e 57-të nga lojtari i Tunizisë Badri, 26-vjeçari Xhenk Tosun, që aktivizohet me Evertoni në Premier Ligën, reagoi ashpër ndaj disa tifozëve, duke i kërcënuar me prerje fyti.

Gjithçka ndodhi sepse disa tifozë tunizianë i sulmuan në tribunë babain dhe xhaxhain. Natyrisht, për sulmuesin e njohur turk erdhi kartoni i kuq, mes protestave të tij.

Mirë që ishte miqësore! Në fundin e takimit pati edhe hedhje fishekzjarrësh e tymuesish, si dhe pushtim fushe nga tifozët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *